Në profilin Zekës u publikua gjatë javës një video, ku banorja Lejla shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”.
Ndërsa Milaim Zeka sot në “Prime” tha se nuk ishte postimi i tij dhe video është pranuar nga menaxheri i rrjeteve sociale.
“Nuk ka qenë postim i imi e ka dërgu dikush te Instagrami i imi dhe personi që ka mbikëqyr postimet e mija i ka pranu. Po më shkrun nëna e Lelës dhe po më pyet për fotografinë dhe e kam heq”, tha Milaim Zeka.
Moderatori Alaudin Hamiti, pas kësaj deklaratë ka ironizuar me Zekën duke i thënë: Unë vetëm Dua Lipën e njoh që ia menaxhon dikush rrjetet sociale.
Në anën tjetër Zeka u arsyetua se nuk di të përdor rrjetet sociale.
Alaudin Hamiti madje edhe i tha se personi që ia menaxhon rrjetet sociale ia don të keqën.
Por, pas shfaqjes së klipit Milaim Zeka ka shpërthyer ndaj produksionit duke e akuzuar se po përdorin imazhin e tij.
“Produksioni ka abuzuar dhe ka keqpërdorë me imazhin tem. Nuk ka qenë e postuar nga unë është rrenë. Doni të bëni BBV në emër timin”, tha ai.
Alaudin Hamiti: As ti mos abuzo me emrin e tyre
Zeka nuk u ndal me kaq i dha informacione nga jashtë Lelës duke i thënë se familja e saj i ka dalur në përkrahje atij.
E për këtë është qortuar nga moderatori.