“Shpërthen” trajneri i kombëtares turke, Gynesh: Ndeshje stresuese dhe e vështirë

Fitorja minimale në fundin e takimit nuk e ka kënaqur aspak teknikun Senol Gynesh. Në konferencën për shtyp menjëherë pas ndeshjes ai ka theksuar se ekipi i tij pati mangësi të mëdha dhe se kjo ndeshje duhet të harrohet, duke e lidhur edhe me situatën politike.

Marketing

Më tej ai shtoi, “Kemi pasur mangësi të mëdha që i superuam vetëm nga dëshira e djemve për të bërë mirë. Kjo ishte një ndeshje stresuese dhe e vështirë përpara publikut tonë. Duhet të mendojmë për ndeshjen me Francën duke përmirësuar gabimet e shfaqura sot (dje)”.

Më tej, numri një i pankinës turke u ndal më shumë te situata politike që po kalon Turqia, sesa te analiza taktike e ndeshjes. Turqia kryeson në kuotën e 18 pikëve, sëbashku me Francën dhe është një ndër favoritët për të shkuar në Euro 2020.