Shpërthen zjarri në një burg të Maqedonisë

Për shkaqe ende të panjohura, mbrëmë rreth orës 22 e 10 minuta ka shpërthyer zjarr në burgun e Ohrit, me ç’rast flakët kanë kapluar dy hapësira. Policia njofton se nuk ka persona të lënduar

Marketing

“Më datë 05.08.2018 rreth orës 22 e 10 minuta, nga shkaqe ende të panjohura ka shpërthyer zjarr në Entin për dënim dhe përmirësim Ohër, me ç’rast flakët kanë kapluar dy hapësira. Nuk ka persona të lënduar. Ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Marketing