Shpërthim afër një shkolle në Kabul – të paktën 25 persona të vdekur

Një shpërthim pranë një shkolle në një lagje në Kabulin perëndimor ka lënë të vdekur të paktën 25 persona, shumë prej tyre nxënës të rinj; dhe ka lënë të lënduar disa të tjerë, tha ministria brendshme e Afganistanit.

Sipas Al Jazeera, ambulancat u mobilizuan për të evakuuar të plagosurit nga vendi i shpërthimit i cili ndodhi të shtunën pranë shkollës Syed Al-Shahda, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Tariq Arian.

Arian ka deklaruar se si pasojë e këtij shpërthimi pësuan lëndimet të paktën 52 persona.

Marketing

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme megjithatë nuk specifikoi shkakun ose cakun e shpërthimit.

Lidhur me këtë rast, autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se 46 persona ishin dërguar në spitale deri më tani. 

 

Marketing