Një anije mallrash është fundosur në portin ukrainas të Odesa-s pas një shpërthimi, raporton Reuters. Anija ishte në pronësi të një kompanie estoneze.
Menaxheri i kompanisë me bazë në Talin, Igor Ilves, deklaroi se dy pjestarë të ekuipazhit ndodhen në det në gomonet e shpëtimit, ndërkohë që 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
“Anija është fundosur. Dy persona nga ekuipazhi janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di ku janë për momentin”, tha ai.