Shpërthim i fuqishëm në Jemen, ministra dhe deputetë të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në aeroportin e Adenit, menjëherë pasi një avion me qeverinë e re të Jemenit mbërriti nga Arabia Saudite.

Marketing

Nga shpërthimi i fuqishëm raportohet se së paku 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Mediat bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në momentin që në aeroport po zbrisnin ministrat e qeverisë së re.

Nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i vrarë të paktën një prej ministrave si edhe disa prej shoqëruesve të anëtarëve të ekzekutivit.