Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri në pronësi të Rusisë, në veri të Bosnje Hercegovinës, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

Marketing

Mediat konfirmojnë se tetë persona janë plagosur në Bosanski Brod, afër kufirit me Kroacinë. Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar një zjarr të madh, i cili u shua nga zjarrfikësit, paraditen e së mërkurës.

Autoritetet thanë se po hetojnë ende shkaqet e shpërthimit. Disa shtëpive afër rafinerisë u janë thyer xhamat për shkak të shpërthimit, i cili është dëgjuar edhe në anën tjetër të kufirit, përtej Lumit Sava, në Kroaci.

Rafineria Bord udhëhiqet nga një njësi e Zarubezhneft, kompani nafte në pronësi të shtetit rus. Ajo mund të përpunojë 1.2 milionë ton naftë brenda vitit.