Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin pasditen e së mërkurës, ndërsa disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët. Mediat franceze raportojnë se të paktën 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një zyrtar i policisë së Parisit është shprehur se fasada e një ndërtese është shembur totalisht si pasojë e shpërthimit. Ndërkohë, shumë zjarrfikës janë duke punuar për të lokalizuar flakët.
Fillimisht u raportua se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkakun e shpërthimit. https://twitter.com/Namat_12/status/1671539264813711361?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1671539264813711361%7Ctwgr%5E9df73150f96b1d0e781e51bb1ef0a4f743508f5d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fshperthim-i-fuqishem-ne-paris-disa-ndertesa-ne-flake%2F