Një shpërthim i një automjeti, ende në rrethana të panjohura, ka ndodhur brenda parkingut të makinave të qendrës tregtare më të madhe në Australi.
Sipas raporteve të mediave të huaja qindra blerës të festave të Krishtlindjeve kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare.
Përveç dëmeve materiale deri tani nuk raportohet për të lënduar.