Shpërthim në gjykatën e Podgoricës, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një granate dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë.

Marketing

Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Konstatuam se ka mbetur i vrarë MB (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë të lënduar. ”, tha Srđa Koraq nga Policia Kriminale.

Një hetim është duke u zhvilluar.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Shpërthim në gjykatën e Podgoricës, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton Radios Evropa e Lirë.

Në vendin e ngjarjes, tashmë ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave./rel