Disa persona janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Stockholm të Suedisë.
Policia ka thënë se si pasojë e këtij shpërthimi janë lënduar pesë persona, dy prej të cilëve janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Sipas burimeve lokale, shpërthimi që ka ndodhur në zonën industriale të Vallingbyka shkaktuar dëme të shumta materiale në ndërtesat përreth.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.
Megjithatë zëdhënësi i Policisë, Frederik Andersson, ka thënë se zona ku ka ndodhur ky shpërthim është rrethuar dhe tashmë hetimet për rastin kanë nisur.