Disa shpërthime të mëdha janë dëgjuar rreth orës 18:40, në orën lokale të së hënës në lindje të qendrës së qytetit të Kievit.
CNN shkruan se shpërthimet e mëdha u dëgjuan këtë të hënë.
Menjëherë pas shpërthimit, në të gjithë qytetin dëgjohen sirenat. Këto janë shpërthimet më të fuqishme të cilat janë regjistruar ditën e sotme në Kiev.
Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë u mbyllën edhe bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi, ku dy delegacionet biseduan për arritjen e paqes.
https://mobile.twitter.com/BFreeTheatre/status/1498343620142936064?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498343620142936064%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D901100