Dy shpërthime të fuqishme u regjistruan gjatë punimeve për ndërtimin e një qendre të re tregtare në Hamburg të Gjermanisë, duke lënë dy punëtorë me plagë të rënda.
Imazhet e filmuara nga kalimtarët tregojnë dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe një re të madhe tymi që përfshiu kantierin e ndërtimit, e më pas u shpërnda në mbarë qytetin.
Zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje dhe treguan se shpërthimi erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombolat e vendosura në çati.
Autoritetet për mbrojtjen civile iu kërkuan qytetarëve pranë zonës së shpërthimit që të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura dhe për disa orë.