Shpërthimi i fortë në Lushnje! Një viktimë, i plagosur edhe një deputet

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në një magazinë ndërtimi ku janë plagosur disa persona.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtimi.

Marketing

Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit të fortë, humbi jetën Landi Verçani, ndërsa mbeti i plagosur rëndë deputeti i PS, Bujar Çela dhe shtatë persona të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.Godina ku ndodhi shpërthimi është e deputetit Çela.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.