Shpërthimi në veri të Kosovës, reagon ambasadori amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në veri të Kosovës.

Marketing

Hovenier ka thënë se është thellësisht i tronditur nga situata. Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.