Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Emblemat e gjetura, dëshmi e përfshirjes së grupeve ruse e serbe

Kosovo Prime Minister Albin Kurti gestures, during an interview with The Associated Press, in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se emblemat e gjetura në Zubin Potok “janë të grupeve ruse e serbe që duan ta destabilizojnë Kosovën e rajonin”.

Marketing

Krahas një fotografie me emblemat e gjetura pas bastisjeve që janë bërë më 29 nëntor në Zubin Potok, ai shkruan se kjo dëshmon përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste ruso-serbe me lidhje të forta në Serbi që duan destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. 

“Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.

Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon. Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, shkruan Kurti.

Marketing