Shpikësi i televizorit i ndaloi fëmijët e tij të shihnin televizor, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Gjatë Luftës së Parë Botërore, magjistari Herri Hudini u angazhua për 1 vit në front, për të ndihmuar në shitjen e obligacioneve të luftës, dhe i mësuar ushtarëve amerikanë se si të shpëtonin nga prangat gjermane, nëse kapeshin robër.

Marketing

Në kulmin e zisë së bukës në Irlandë në vitin 1847, të shkaktuar nga prishja e të mbjellave me patate, gati 4000 anije transportuan ushqime nga Irlanda në Angli dhe Skoci. Ndërkohë 400 mijë irlandezë vdiqën nga uria, dhe sëmundjet e lidhura me të. Në të njëjtin vit, një fis i indianëve të amerikës, dërgoi 710 dollarë për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve.

Për shkak të rolit të tij si Xhejms Bond, aktori britanik Daniel Kreig ka privilegjin të marrë cilëndo makinë Aston Martin nga fabrika, për pjesën e mbetur të të jetës së tij.

Zhyl Vern e shkroi romanin “Parisi në shekullin XX” në vitin 1863, dhe përshkroi një botë të rrokaqiejve të xhamtë, trenave me shpejtësi të lartë, makinave me karburant, makinave llogaritëse dhe rrjete të komunikimit në mbarë botën.

Në Holandë ekziston një fshat i rremë me dyqane dhe restorante të rreme, që janë në fakt një shtëpi kujdesi për të moshuarit e prekur nga dementia.

Rekordi botëror për garën më të gjatë në një maratonë, mbahet nga japonezi Shizo Kanakuri me një kohëzgjatje prej 54 vjetësh, 8 muajsh, 6 ditësh, 5 orësh, 32 minuta dhe 20.379 sekonda. Gjatë Olimpiadës së vitit 1912, ai e ndërpreu garën në mes, dhe u kthye në Japoni pa njoftuar zyrtarët. Ai u cilësua si një person i zhdukur në Suedi, për më shumë se 50 vjet. Në vitin 1966, ai u ftua të përfundojë maratonën e nisur.

Shtëpiaket në Indi, zotërojnë 11 për qind të arit në botë. Kjo është më shumë se sa rezervat e SHBA-së, FMN-së, Zvicrës dhe Gjermanisë të marra së bashku.

Gjatë Luftës së Ftohtë, zyrtarët e Bashkimit Socvjetik ishin në gjendje të identifikonin një pasaportë të falsifikuar sovjetike nga shtampat zyrtare . Në pasaportat e vërteta ajo gërryhej shpejt, për shkak të cilësisë së dobët të metalit të përdorur.

Uthulla balsamike tradicionale, ka zakonisht një moshë 12-25 vjeçare, dhe fermentohet në disa fuçi të mëdha në kantinë, dhe kushton mbi 100 dollarë një ons (24 gr). Ajo që na prezantohet si uthull në supermarket, është uthull normale vere, që përmban disa kimikate dhe ngjyrues.

Shkencëtarët kanë zbuluar një kërpudhë, që përdorte rrezatimin gama, si burimin e saj të energjisë në mbetjet bërthamore të Çernobilit.

Në vitin 2001, një burrë në SHBA vdiq nga ndërlikimet e plagëve të shkaktuara nga një përleshje me armë në vitin e largët 1966. Vdekja e tij u klasifikua si një vrasje, pavarësisht se ndodhi 35 vjet pas plagosjes.

Shpikësi i televizorit, Filo T.Farnsuorth nuk i lejonte fëmijët e tij të shihnin televizor. Një herë i tha djalit të tij:”Ai s’ka asgjë të vlefshme, dhe ne nuk do ta shohim atë në këtë familje. Unë nuk duan që ju ta përfshini atë në dietën tuaj intelektuale!a”.

Regbi ishte një sport kaq popullor në Afrikën e Jugut, sa që në vitin 1902 pati një armëpushim të përkohshëm në Luftën e Dytë Boere, në mënyrë që të luhet një ndeshje mes forcave britanike dhe Boerëve.

Raketa gjermane V-2 në Luftën e Dytë Botërore, vrau më shumë njerëz gjatë procesit të prodhimit, sesa si një armë ndaj kundërshtarit. Mbi 12.000 punëtorë që ishin angzhuar me forcë në fabrika vdiqën, ndërsa vetëm 9.000 persona vdiqën nga sulmet me këtë bombë në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2012, një bandë grabitësish në Republikën Çeke, vodhën një urë metalike prej 10 tonësh, për ta shitur atë më pas për skrap.

Presidenti amerikan Abraham Linkoln, nënshkroi ligjin për formimin e shërbimit sekret të SHBA-së, vetëm pak orë para se të vritej në një atentat. / bota.al