“Shporta e Ramazanit”, FRI vazhdon aksionin humanitar

Aktivitet humanitare në rajonin e Kumanovës po vazhdojnë edhe gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit. “Shporta e Ramazanit”, aktivitet i cili realizohet tash e 16 vite nga Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, këto ditë po përgatitë shpërndarjen e 4 me rradhë të pakove me gjëra ushqimore e higjienike për këtë Ramazan, të cilat kryesisht po destinohen për familjet në nevojë.

Marketing

“Aksioni humanitar është duke u zhvilluar ashtu edhe siç ka filluar nga fillimi i muajit të Ramazanit dhe i njejti po vazhdon, deri më tani kemi bërë paketimin dhe shpërndarjen e 300 pakove me gjëra ushqimore e higjienike. Aksioni i parë ishte shpërndarja e 100 pakove, i dyti 200 dhe i treti me 50 pako, jemi në përgatitje e sipër edhe të 50 pakove të cilat në ditët në vijim do ti shpërndajmë. Edhe përkundër numrit të shpërndarjeve të pakove shihet në terren se nevoja është evidente tek familjet e rrezikuara sociale”, u shpreh Zeqir Esati nga “FRI” dega Kumanovë.

Zeqir Esati, nga Forumi Rinor Islam, për programin tonë theksoi se përpos aksioneve humanitare siç është “Shporta e Ramazanit”, kjo organizatë ka realizuar Iftarin publik në komunën e Likovës, dhe se ditëve në vijim realizohet Iftari i madh në sheshin e Kumanovës dhe Koncerti i Festës së Bajramit.

“Bëjmë aktivitete përgatitore për realizimin e Iftarit të madh në qendër të qytetit të Kumanovës i cili është në bashkëpunim me komunën e Kumanovës, dhe koncertin e bajramit të cilin e realizojmë ditën e fundit të Ramazanit”, theksoi Esati.

Siç theksuan edhe vet organizatorët e aktivitetin humanitar “Shporta e Ramazanit”, se nevoja për ndihma është më se e nevojshme dhe evidente, andaj edhe apelojnë deri te bamirësit që të vazhdojnë të donojnë në pikat 2 pikat e grumbullit në Kumanovë që sado pak tu dilet në ndihmë familjeve me rrezik social.

Marketing