Shpresa Hadri pjesë e delegacionit të Maqedonisë në sesionin pranveror të AP të Këshillit të Evropës

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) do të mbahet në Strasburg prej sot deri më 12 prill, ndërsa do të marrë pjesë edhe një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje të Betian Kitev (LSDM) kryetar i delegacionit dhe të anëtarëve Shpresa Hadri (BDI) dhe Antonio Milloshovski (VMRO-DPMNE).

Marketing

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, para APKE do të duhet të kenë fjalim kryeministrat e Ermenisë dhe të Gjeorgjisë, ndërsa është paraparë edhe debat i përbashkët për aktet e urrejtjes në sport dhe si ato të ndalohen, me theks të veçantë në rolin e politikanëve në luftë kundër gjuhës së urrejtjes. Do të bëhet fjalë edhe për përforcimin e bashkëpunimit në zbatimin në vepër të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Në sesionin pranveror APKE është dorëzuar kërkesë për debat urgjent për “Kriza buxhetore në Këshillin e Evropës”, pjesëmarrje joaktive të Federatës ruse në buxhetin e organizatës penevropiane, që mund të sjellë deri në përjashtimin e saj nga Këshilli i Evropës.

Në mesin e temave të tjera të rendit të ditës janë çrrënjosja e seksizmit dhe shqetësimi seksual në parlamentet, ndikimi i mediave sociale ndaj të drejtave të njeriut dhe si të balancohen të drejtat e prindërve, donatorëve dhe të fëmijëve gjatë donacioni anonim të spermatozoideve dhe vezoreve.
AKPE, gjithashtu, do të debatojë për sfidat e reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe larjes së parave, ndërsa do të debatojë ehe për pozitën e tij në lidhje me krijimin e mekanizmit për demokraci nga ana e BE-së, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore.

Komisarja për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës Dunja Mijatoviq do të paraqesë raportin e tij vjetor për vitin 2018 dhe pastaj do të përgjigjet në pyetjet, ndërsa shkëmbimi i mendimeve do të mbahet me kryesuesin aktual me Komitetin e ministrave për Punë të Jashtme, Timo Soini si dhe me Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland.

Marketing