Italia sot shënin numrin me të ulët të viktimave që nga nisja e pandemise Covid-19. Gjithashtu reduktohet nën 100 numri i pacientëve në terapi intesive.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 8 viktima e 175 të infektuar.
Personat aktivë pozitiv reduktohen në 16 836.
Që nga fillimi i pandemisë, Italia 240 136 të infektuar me koronavirus, 34 716 viktima dhe 188 584 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit janë kryer 61 351 tampone.
Në terapi intesive po kurohen 97 pacientë me Covid, në struktura spitalore po kurohen 1260 pacientë.