Shpresë për negociatat? Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin e Macron

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar me 170 vota pro propozimin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Marketing

Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë i dha mandat kabinetit që të miratojë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut.

Ky është hapi i parë i marrjes së dritës së gjelbër për heqjen e vetos dhe nisjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.