Zv/kryeministri, Bujar Osmani tha se punimet në autostradën Shkup-Bllacë do të vazhdojnë. Osmani theksoi se banorët kanë të drejtë të ankohen dhe se vlerësimi i pronave duhet të jetë korrekt.
“Njerëzit kanë të drejtë të mos jenë të kënaqur me vlerësimin që e kanë bërë inspektorët e Birosë për ekspertizë Ligjore. Qytetarët kanë të drejtë të jenë të pakënaqur, ose kanë të drejtë të marrin shpjegime. Kam folur me drejtorin e Byrosë për tu shpjeguar kjo. Kjo nuk e ndal ndërtimin e rrugës…me ligj qytetarët nuk kanë të drejt mos ta japin tokën, por kanë të drejtë të ankimojnë shumën”-pohoi Osmani.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme banorët e Bllacës protestuan për çmimin që ofron shteti për shpronësimin e tokave ku pritet të kalojë autostrada Shkup-Bllacë, respektivisht për çmimi prej 200 denarësh për 1 metër katror.