Shpulla dhe grushte, përleshen gjatë Asamblesë 2 delegacionet Ukrainë-Rusi ( VIDEO)

Një delegat rus dhe një deputet ukrainas u përleshën në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi në Turqi.

Marketing

Konflikti nisi kur deputeti ukrainas, Oleksandr Marikovski, shpalosi flamurin kombëtar të Ukrainës pas një anëtareje të delegacionit rus, Olga Timofeeva, e cila po jepte një intervistë.

Menjëherë më pas anëtari i ekipit rus, i quajtur Valery Stavitsky, i hoqi me shpejtësi nga dora flamurin e vendosur nga Marikovski.

Deputeti ukrainas reagoi dhe sherri mes tyre degradoi në shpulla dhe grushte. Më pas disa persona të tjerë u futën për të shuar sherrin.

Marikovski dëgjohet të thotë : “Është flamuri ynë. Ne do të luftojmë për këtë flamur.”

Ky incident erdhi një ditë përpara se zyrtarët nga Rusia, Ukraina dhe Turqia të planifikoheshin të takoheshin në Stamboll për të diskutuar zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit dhe plehrave përmes porteve të Detit të Zi, e cila do të skadojë më 18 maj.

Marketing