Marrëdhëniet seksuale nënkuptojnë edhe largimin e stresit, apo jo?
Por, çka nëse ideja e seksit ju bënë me stres? Kjo sepse shqetësoheni për gjëra të ndryshme dhe të vogla kur vjen puna të bëni dashuri.
Nuk jeni vetëm. Ekspertët thonë se gratë ndajnë disa shqetësime të njëjta që i ndalon ato të kënaqen më shumë në shtrat.
Këtu janë disa prej tyre:
“Nuk dukem mirë pa rroba”
Shumë gra kanë tendencë të ndjehen të pasigurta sa i përket imazhit të trupit të tyre, kjo sipas ekspertëve. Ndjenja e pa rehatisë për shkak trupit apo edhe frika se partneri nuk do të ju vlerësojë, është çka shqetësohen më së shumti gratë.
“Nuk do mundem të kem orgazëm”
Studime të ndryshme kanë treguar se pothuajse 70% e grave nuk përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve.
“Nuk jam mjaftueshëm kreative”
Kjo është një tjetër burim i shqetësimit sa i përket përformancës në shtrat. Ju frikësoni se për shkak mungesës së imagjinatës apo që nuk keni ide të shumta kreative do të bëjë që partneri juaj të mos ketë kënaqësi, madje as edhe ju. Dhe kjo mund të ju qoj të mendoni nuk jeni të mira në seks.