Shqipëri, autoritetet shpëtojnë 55 migrantë të bllokuar në det

Autoritetet shqiptare kanë evakuuar 55 migrantë sirianë pasi ishin bllokuar për orë të tëra në ujërat e ashpër në detin Adriatik në një përpjekje për të arritur në Itali, tha policia të shtunën.

Marketing

Sirianët, përfshirë gratë dhe fëmijët, u bllokuan nga moti i keq për më shumë se tre orë në një anije jashtë vijës bregdetare të Adriatikut të Shqipërisë të premten, tha policia e qytetit të Vlorës.

“Operacioni i shpëtimit dhe evakuimi i njerëzve u zhvillua në kushte shumë të këqija në mes të një stuhie dhe valësh të larta në det”, thuhet në deklaratën e policis, raporton AFP.

Gjashtëmbëdhjetë nga pasagjerët e anijes, përfshirë tre fëmijë, u shtruan në spital, ndërsa të tjerët pritet të dërgohen në një qendër migrantësh.

Shqipëria është një vend kryesor tranzit për shumë migrantë dhe refugjatë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme të cilët po përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore përmes të ashtuquajturës rruga Ballkanike.

Pavarësisht nga pandemia, numri i migrantëve që kalojnë nëpër Shqipëri është trefishuar në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e policisë.

Marketing