Shqipëri, dekretimi i Sandër Lleshit, sot skadon afati

Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.

Marketing

Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshit dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë. Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta mbrëmjen e së enjtes në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.

Marketing