Shqipëri/ Fillon sezoni turistik, shteti rrit sigurinë në plazhe

????????????????????????????????????

Në Shqipëri, qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit. Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat nuk janë vendosur, familjarë dhe grupe shoqërore po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës.

Marketing

Po sot ka nis punën Njësia Policore Detare, një strukturë e re sezonale për të siguruar pushuesit në zonat bregdetare.

Oficerë të trajnuar e të pajisur me mjete të posaçme do të garantojnë që askush të mos cenojë perimetrin e sigurisë në plazhet e vendit.

Njësia Policore Detare, është struktura më e re e sapokrijuar në interes të rritjes së sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj në zonat bregdetare, si edhe krijimit të kushteve sa më të përshtatshme dhe të sigurta të pushuesve në hapësirën ujore për notim dhe argëtim.

Njësia do t’i shërbejë edhe monitorimit të të gjithë mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, që përdorin hapësirën ujore Shqiptare gjatë sezonit turistik veror.