Një ditë para zgjedhjeve parlamentare, presidenti Ilir Meta thirri konferencë të jashtëzakonshme, duke u kujdesur të sqarojë se dalja e tij në ditën e heshtjes zgjedhore, lidhet me pozicionin e tij si garant dhe mbrojtës i kushtetutës.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve të shfrytëzojnë mundësinë e shkëlqyer për ndryshim, ndërsa një porosi e pati edhe për liderët opozitarë.
Edhe pse sot duhet të ishte heshtje zgjedhore, një gjë e tillë nuk është respektuar. Madje Partia Demokratike pretendon se kundërshtarët politikanë mbajtur një aktivitet në Divjakë. Sipas selisë blu, në jkëtë ngjarje është dhunuar nga policia një grua, e cila po filmonte aktivitetin.
Menjëherë pas këtij denoncimi ka reaguar Ministria e Brendshme, e cila ka bërë të ditur se kanë nisur veprimet hetimore për rastin.
Kutitë e votimit pritet të hapen në orën 7 të mëngjesit, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 3,6 milionë shqiptarë.