Mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë mbërritur 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca.
Dozat e vaksinës janë pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri, Arben Ahmetaj.
Rama tha se ditën e nesërme do të nis vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve, ndërsa tha se dhe shkollat do të kthehen në qendra vaksinimi.
Po ashtu, kryeministri tha se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën për vaksinimin e mjekëve, duke thënë se ky proces mund të kryhet në Kukës.
Në vendin tonë shifrat e viktimave dhe i rasteve me me COVID-19 mbetën të larta, këtë të premte u regjistruan 16 humbje jete dhe 681 raste të reja.
“Nesër ne do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, duke kthyer shkollat në pika vaksnimi në një pjesë të konsiderueshme dhe ndërkohë presim një tjetër sasi edhe më të konsiderueshme. Kemi edhe 60 mijë doza me Astra Zeneca që do të jenë këtu në prill dhe 30 mijë me Pfizer në prill. Do të kemi një vaksinim intensiv duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik. Nga nesër jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’u dhënë mundësi mjekëve të spitaleve covid të Prishtinës të vijnë të vaksinohen në Kukës.”-tha Rama./