Shqipëri, MEPJ dënon thirrjet raciste në Krushevë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur në Krushevë, ku në ceremoninë e festimit të kryengritjes së Ilindenit, në Meçkin Kamen janë përdorur gjuha e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare.

Marketing

“Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara. MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e MEPJ-së shqiptare.

Marketing