Shqipëri, prej sonte ora policore edhe më e gjatë

Në Shqipëri, prej sonte hynë në fuqi Vendimi i Komitetit të ekspertëve për menaxhimin me pandeminë, i cili rriti kohëzgjatjen e orës policore, për të “parandaluar përhapjen e koronavirusit”.Ora policore në vend të orës 22:00 deri në ora 06:00, i cili është vendosur më datën 11 të muajit të kaluar, prej sonte deri më 4 janar do të zbatohet nga ora 20:30 deri në 06:00, informoi Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe anëtare e Komitetit.

Marketing

“Pasi kemi hyrë në një periudhë pushimi, bazuar në vlerësimin e rrezikut të sjellë nga mbledhjet dhe rritjen e kontakteve, pasi kemi analizuar situatën, ne e morëm këtë vendim. Përjashtuar nga kjo, janë shërbimet për nevoja personale, dërgesat dhe media. Nga 5 janari, ora policore do të kthehet në ora 22:00 deri në 06:00”, tha Manastirliu.

Kisha Katolike shqiptare reagoi ndaj vendimit për të zgjatur orën në prag të Krishtlindjes, duke e vlerësuar atë të nxituar dhe diskriminues.

Ndryshe, bazuar në vendimin e Komisionit, sot filloi pushimi i zgjatur për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm.

Sezoni i pushimeve për mbi 430.000 nxënës në shkollën fillore dhe të mesme përfundon më 10 janar, pra ata duhet të paraqiten për mësim më 11 janar, në vend të 4 janarit të zakonshëm.

Në Shqipëri, viti shkollor 2020/2021 filloi më 15 shtator me prani fizike të nxënësve, por për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike nga 1 dhjetori, ai zhvillohet në kombinim, në internet dhe me praninë fizike të nxënësve.

Marketing