Shqipëri, regjistrohet një viktimë nga COVID-19

Një person i prekur me COVID ndërroi jetë sot në Shqipëri, ndërsa 88 raste të reja u regjistruan.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 484 testime rezultuan pozitivë 39 qytetarë në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1.513 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63-vjeç, ndërsa janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 329.890 raste me koronavirus, prej tyre 324.792 janë shëruar, 1.513 janë raste aktive, ndërsa kanë humbur jetën 3.585 pacientë.