Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar. Në përgjithësi procesi ka kaluar pa incidente.
Kështu në Korçë kanë mbërritur kutitë e para në KZAZ 72. Në bashkinë Kolonjë kishte një pjesëmarrje prej 31.3%. Bashkia Maliq – 14547 ose 29.7%.
Bashkia Pustec – 2417 ose 57.5%. Bashkia Kolonje – 5013 ose 31.3%.
Po ashtu është mbyllur procesi i votimit në Skrapar. 31 përqind e votuesve kanë marrë pjesë.
Ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në Lushnjë, ku të pranishëm kanë qenë edhe vëzhgues të OSCE-së dhe ku nuk janë regjistruar probleme.
Edhe në Lezhë ka nisur procesi i mbledhjes së kutive. E njëjta gjë edhe në Vlorë dhe Elbasan.
Janë mbyllur zyrtarisht votimet edhe në Bulqizë deri tani nuk është shënuar asnjë incident. Priten ardhja dhe dorëzimi i kutive të votimit pranë KZAZ nr 18.
Edhe në Shkodër nisi mbyllja e qendrave të votimit në Shkodër.
Në Memaliaj pjesëmarrja është regjistruar me 25% , në Dropull 2552 vota nga 20 mijë votues, pra 12,7%.