Shqipëri/Shënohet një tjetër viktimë

Është thelluar bilanci i viktimave nga koronavirusi në vend.

Marketing

Mësohet se ka humbur jetën një pacient 90-vjeçar nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 22.

90-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Ndërkohë, 16 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 377 të infektuar.