Shqipëria blen tre dronë “Bayraktar” nga Turqia

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ bëri me dije se Shqipëria ka nënshkruar paketën e plotë për blerjen e tre dronëve.

Marketing

Sipas Ramës, dronët do të jenë dobiprurës dhe do të ndihmojnë për një sërë çështjesh si monitorimi i trafikut, ndjekjen e personave në kërkim apo dhe për të lufttuar kultivimin e lëndëve narkotike.

“Përfaqësohet edhe trupat turke që kanë qenë aty për shumë vite. Më pas do të nisim të punojmë për dronët. Ne kemi nënshkruar apo do nënshkruajmë për paketën e plotë. 3 dronët që do të vijnë së pari do të jenë të armatosur dhe do të jenë gati për çdo rast, jemi në kohë jo të sigurta, që gjë shpresoj nuk do të ndodhë kurrë. Por në rast se vihet në rrezik siguria e vendit, bëhemi gati për luftë. Ato do të jenë dobiprurëse për të mirën e ligjit në vend. Dronët do të na ndihmojmë që të monitorojmë trafikun do të na ndihmojnë të ndjekim personat e kërkuar. Do t’i shërbejnë edhe policisë. Do të monitorojnë tërësisht territorin dhe do të arrijnë kapacitete për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike. Ne do të sigurohemi që lufta që ka qenë dhe po vazhdon ende nga toka ku vijnë partnerët tanë. Luftës kundër ndërtimeve të paligjshme e shfrytëzimit të pronave në dëm të pronës publike të vazhdojë. Sërish dua të them se është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm presidentin mikun tonë të dashur Erdogan dhe ministrin e mbrojtjes të cilët kane qenë të prirur që të na ndihmojnë.’- tha Rama.