Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë

Autoritetet në Shqipëri njoftuan të mërkurën se kanë urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar.

Marketing

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në një postim në Facebook.

Sipas tij, dy diplomatët: Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

“Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, tha Cakaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës…

Publiée par Gent Cakaj sur Mercredi 15 janvier 2020

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall persona të padëshiruar diplomatë iranianë.

Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga ky vend, pasi dyshoheshin se ishin përfshirë “në aktivitete që cenojnë sigurinë”.

Në atë kohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se vendimi është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.