Shqipëria dhe Kosova me masa të reja kundër Covid-19

Shqipëria ka miratuara masa të reja shtrënguese pas rritjes së rasteve me të infektuar me covid-19. Masat përfshijnë edhe hyrje-daljet në Shqipëri si për të huajt ashtu edhe për shtetasit shqiptar. Sipas vendimit të Komitetit teknik të ekspertëve nga 6 shtatori çdo kush që hynë në Shqipëri duhet të posedojë dëshmi vaksinimi, test PCR apo vërtetim se kanë kaluar sëmundjen covid-19. Gjithashtu vaksinë me detyrim pas 30 shtatorit do të ketë për studentët, mësuesit dhe mjekët. Masat parashikojnë karantinë dhjetë ditë për çdo shtetas rezident qe vjen nga jashtë pa PCR, apo pa dëshmi vaksine. Lëvizja e qetarëve ndalohet nga ora 23.00 deri në 06.00 te mëngjesit.

Marketing

Masa të ngjashme ka miratuar edhe Kosova. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duhet të kenë test PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, certifikatën e vaksinimit të plotë ose një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti 30 ditë para arritjes.