Shqipëria dhe Kosova me pikë të re kufitare

Siç u njoftua dhe nga Kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Shqipëria dhe Kosova do të kenë një tjetër pikë kufitare tokësorë funksionale. Në këtë mënyre dy vendet do të kenë në total 2 pika të tilla përfshirë dhe atë të Morinës.

Marketing

Bëhet fjalë për pikën doganore të Shishtavecit që prej ditës së sotme do të jetë e mundur të jetë e kalueshme për cdo qytetar. Deri më sot kjo pikë kufitare ka qënë në dispozicion vetëm për banorët e zonave përreth me leje të vecantë.

Pika quhet Krushevë (Dragash) për anën kosovare – Shishtavec (Kukës) për anën shqiptare. Marrëveshja midis dy shteteve u firmos dhe nga Kosova më 9 qershor të këtij viti.

Marketing