Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë – Kandidat për të organizuar kampionatin “Euro 2027” (VIDEO)

Shqipëria dhe Serbia po planifikojnë që europianin e futbollit për moshat 21 vjeç “EURO 2027” ta organizojnë në këto vende.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në një video që e ka publikuar gazetari Blendi Fevziu në rrjetet sociale.

“Duke më tha që në 2027, Shqipëria dhe Serbia kandidat për të organziaur kampionat evropian 21 vjeç”, ka thënë Fevziu.

Përderisa presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka thënë detaje.

“Duke qenë që ne nuk plotësojmë të gjitha kushtet që të kemi vetëm një europian në Shqipëri, sespe duhen 8 stadiume minimalisht, jemi bashkuar me Serbinë për të organizuar kampionatin europian në Shqipëri për dhe Serbi”, ka thënë duka ndër të tjera.

Sipas tij tashmë kanë nisur bisedimet mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Serbisë për këtë nismë.

“Duhet të krijojmë disa lehtësira, të flasim me Qeveritë, e para është që ta fitojmë këtë garë dhe e dyta … unë mendoj se kjo është një lajm i mirë për futbollin shqiptar, për futbollin serb, për popullin shqiptar dhe popullin serbe” ka thënë Duka.