Shqipëria e 3-ta në Europë, mbrojtja kuqezi lë pas gjigantë si Anglia, Belgjika e Spanja

Këto kualifikuese për Euro 2024 ishin padyshim më të mirat në historinë e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë arritën të prisnin biletën për Gjermani duke e mbyllur grupin si kryesues përpara skuadrave si Çekia e Polonia.

Marketing

Me trajnerin Sylvinho në krye kemi parë një skuadër të konsoliduar në të gjitha aspektet. Shqipëria në 8 ndeshjet e zhvilluara ka prodhuar statistika të frikshme. Ajo që bie më shumë në sy është puna e mirë e bërë në fazën defansive.

Vetëm 4 gola të pësuar, asnjë në shtëpi, i bëjnë kuqezinjtë të 3-tët në Europë për ëktë statistike. Portugalia e Franca kanë bërë më mirë me 2 dhe 3 gola, ndërsa nga 4 kanë edhe Anglia, Kroacia e Belgjika.