Shqipëria e para që “shkelë” në tokën gjermane për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë pritet që menjëherë pas ndeshjes miqësore sonte të udhëtoj në Gjermani për Euro 2024.

“Kuqezinjtë” do shkelin të parët në Gjermani, kështu raporton Bild.de.

Marketing

Sylvinho me djalmoshat e tij gjenden në Hungari për ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, kurse nesër nisen drejt Gjermanisë për t’u akomoduar në hotelin “SportCentrum Kaiserau” që gjendet në Kamen.

Pas, Shqipërisë në Gjermani mbërrin Sllovenia, që do të vendoset në Sprockhovel Wuppertal.

Kombëtaret e fundit që udhëtojnë drejt Gjermanisë për ndeshjet e Euro 2024 do të jete Republika e Çekisë, më datën 13 qershor dhe ajo  Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Kutjojmë që ndeshja e parë e Euro 2024 do të zhvillohet më datën 14 qershor ndaj Gjermanisë dhe Skocisë.