Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve

Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit.

Marketing

Kështu thotë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të Tranzicionit 2019.
Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 për qind e popullisë që jeton ende brenda vendit me 2017 ka emigruar.

Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9,7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes.

Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010.

Një trend i ngjashëm është vërejtur në vendet me nivele të krahasueshme të të ardhurave. Në terma absolutë, këto të dhëna sugjerojnë se rreth 20 milionë njerëz në rajonet e BERZH kanë emigruar jashtë vendit në 2015.