Shqipëria është e vlefshme vetëm për Edi Ramën dhe partinë e tij

Vendlindja është e vlefshme dhe e dashur vetëm për Edi Ramen dhe bandën e tij, të tjerët sa më larg aq më mirë.

Le të kënaqet e freskohet Rama me nxënësit e zbrazur nëpër shkollat shqiptare, le të kënaqet me largime masive të rinisë nëpër vendet e ndryshme evropiane.

Edi Rama është patriot dhe e do Shqipërinë e jo ne. Për Edi Ramën Shqipëria është parajsë, jo për ne që e lëmë ferrin e vendlindjes e ikim për të kërkuar jetë parajsore diku tjetër.

Marketing

Le të kënaqet Edi Rama me zbrazjen e fshatrave dhe qyteteve shqiptare!

Le të kënaqet, Edi Rama, me zhdukjen e ngadalshme të fshatrave e qyteteve shqiptare, të cilët pas disa viteve do mbeten të zbrazura si ato të Çamërisë.

Le të kënaqet, Edi Rama, me qytetet shqiptare jashtë Shqipërisë që do shkrihen  sikurse Manastiri i Alfabetit.

Le të kënaqet Edi Rama me partinë e tij socialiste duke i larguar djemte e vajzat shqiptare drejt Evropës e kurrsesi drejt votrës.

Le të kënaqet, Edi Rama, me partinë, me shtetin, stemën dhe flamurin kuq e zi, po me popullatë të zbrazur.

Po tani i nderuar Edi Rama që kërkoni votën e qytetarëve të Shqipërisë, a do kënaqeni dhe me pyetjen e parashtruar!?

Kush është fajtor për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta? Mos është fajtore qeverisja juaj?

Iku Kadareja i madh, pse mos të ikim dhe ne të vegjëlit nga ky vend i nëmosur nga udhëheqja juaj!?