Shqipëria fiton me tre gola ndaj Azerbajxhanit miqësoren e fundit

Ishte një fitore spektakolare, në sfidën e fundit përgatitore para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit. “Legjionarët” e Kombëtares sonë nuk kanë gabuar pasditen e kësaj të premteje, në “Haladas Sportkomplexum”, teksa kanë mundur me rezultatin bindës, 3 me 1, ndaj përfaqësueses së Azerbajxhanit.

Marketing

Dominimi i “Kuqezinjve” u duk që në fillim, me “fantazistin”, Nedim Bajrami, i cili gjeti rrugën e rrjetës, që në minutën e 11’-të falë një “perle” nga jashtë zone, megjithatë golat e tjerë nuk do të vinin deri në fund, ku në të 81’-tën, Manaj çoi shifrat në 2 me 0, ndërsa Laçi shënoi të tretin vetëm 7 minuta më vonë, për t’i lënë më pas vendin golit të kundërshtarëve, me Gurbanli, që tundi rrejtën e Strakoshës, për të “vulosur” gjithçka.

Tashmë, Kombëtarja do të fillojë përgatitjet, për sfidën e parë hapësë, të Kampionatit Evropian të futbollit, ku mbrëmjen e 15 qershorit do të ndeshet, me “Të Kaltërit” e Italisë, në një sfidë historike, në arenën mitike të Dortmundit, “Signal Iduna Park”.