Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në ‘Eurovision’-Edhe pak orë na ndajnë nga finalja

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka renditur këngët pjesëmarrëse në edicionin e sivjetëm të “Eurovision”, duke vendosur në vendin e parë këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, që përfaqëson Shqipërinë.

Dy anëtarët e grupit janë cilësuar si “çifti më i papritur i Eurovizionit”.

Marketing

Tutje, “CNN” vlerëson se performanca e tyre unike i ka dalluar nga të tjerët.

“Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë, dhe ata po marrin zhurmën e merituar nga fansat.”

“Zjerm” do të jetë pjesë e finales së Eurovisionit më 17 maj, pas një performance energjike në gjysmëfinale, e cila ndezi atmosferën dhe u prit me entuziazëm nga publiku.

Shqipëria siguroi një vend të merituar në finale, duke qenë ndër 10 shtetet më të votuara sipas sistemit të kombinuar të votimit: 50% nga juritë profesionale dhe 50% nga publiku.