Shqipëria ia kthen Maqedonisë 20 ikona të kishave dhe manastireve që ishin grabitur

Shqipëria ia ka kthyer Maqedonisë së Veriut 20 ikonat e kishave dhe manastireve të cilat ishin grabitur. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elizabeta Kostadinovska, e cila në rrjetet sociale shkruan se “kjo është një ditë historike për kulturën e Maqedonisë”.

Marketing

“Për herë të parë në rajon, një pasuri kulturore e mbrojtur e vjedhur po kthehet. Këto 20 ikona do të qëndrojnë në Muzeun e Maqedonisë, ku do t’i nënshtrohen trajtimit konservativ në varësi të nevojave të secilës ikonë veç e veç. Pas konservimit të plotë, ikonat do të ekspozohen për publikun në këtë Muze”.

“E inkurajuar nga ky gjest i jashtëzakonshëm i Republikës mike të Shqipërisë, besoj se procesi i kthimit të 37 ikonave të tjera të identifikuara të vjedhura nga kishat dhe manastiret maqedonase në periudhën 2008 – 2013, në pjesën jugperëndimore të vendit, nga Resnja në Radozhdë, do të të jetë gjithashtu i suksesshëm”, ka shkruar Elizabeta Kostadinovska