Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovisionit për edicionin e vitit 2021.
Anxhela Peristeri me “Karma” ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga juria profesionale edhe publiku në Evropë për të marrë pjesë në finalen e së shtunës.
Këngëtarja jonë, e cila radhitej e 11-ta pushtoi skenën e festivalit të Eurovision me performancën dhe vokalin e saj. Ajo këndoi në gjuhën shqip dhe interpretimi u shoqërua me lëvizjet e saj sensuale.