Ballina Sport Shqipëria lë pas humbjen me Turqinë, nuk ka pushim për Edi Rejën

Shqipëria lë pas humbjen me Turqinë, nuk ka pushim për Edi Rejën

Kuqezinjtë duken se kanë hedhur pas krahëve humbjen e mbrëmshme ndaj Turqisë dhe sot trajneri Edi Reja ka urdhëruar lojtarët të zbresin në fushë. Të hënë, Shqipëria do të përballet me Moldavinë dhe fitorja është opsioni i vetëm për tanët.

Marketing

Përfaqësuesja jonë ndodhet në shtetin turk dhe pikërisht atje ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Atmosfera në ekip me të drejtë nuk është si para takimit me Turqinë, megjithatë tekniku italian ka urdhëruar që të harrohet gjithçka dhe tashmë të shihet përpara.

Marketing
Exit mobile version