Shqipëria ka mbledhur nënshkrime në Asamblenë e Këshillit të Evropës për një rezulutë të re mbi atë të vitit 2011 të Dick Martyt, ku u ngritën akuza për trafikim të organeve njerëzore nga UÇK-ja, ka njoftuar kryeminsitri Edi Rama.
“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezulturë të re mbi rezulutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama tha se s’ka forcë në botë që e damkos si kriminele luftën çlirimtare.
“Rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, ka shtuar ai.