Shqipëria me Besën garon sonte në gjysmëfinalen e “Eurovision 2024”

Këngëtarja Besa Kokëdhima do të shfaqet sonte në skenën gjigande të “Eurovision 2024”, duke e përfaqësuar Shqipërinë me këngën e saj “Titan”.

Marketing

Pos Shqipërisë, në natën e sotme të dytë të gjysmëfinales do të performojnë edhe artistët nga vendet si: Armenia, Austria, Belgjika, Norvegjia, Çekia, Danimarka, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Latvia, Malta, Holanda, San Marino dhe Zvicra.

Prej vendeve që tashmë kanë siguruar biletat për finalen e madhe të “Eurovision 2024”, përfshin: Serbinë, Portugalinë, Slloveninë, Ukrainën, Lituaninë, Finlandën, Qipron, Kroacinë, Irlandën dhe Luksemburgun.

Urojmë që edhe Besa të fitojë sonte pikët e nevojshme për të vazhduar drejt finales së madhe që do të mbahet këtë të shtunë të 11 majit!